Presidenti Duka uron Presidentin e Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, për triumfin historik në Kupën e Botës 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, pas suksesit historik të Spanjës, që u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerëson paraqitjen e jashtëzakonshme të përfaqësueses spanjolle gjatë gjithë turneut, duke theksuar se ky triumf ishte plotësisht i merituar dhe një dëshmi e cilësisë, punës dhe vizionit të futbollit spanjoll.

“Urime për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2026! Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe një triumf plotësisht i merituar. Spanja tregoi futbollin më të mirë gjatë gjithë turneut dhe fitoi me meritë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror”, – shprehet Presidenti Duka në mesazhin e tij

Në vijim, Presidenti i FSHF-së i uron Federatës Spanjolle suksese të mëtejshme, duke vlerësuar punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare.

“Ju uroj juve, ekipit kombëtar dhe gjithë futbollit spanjoll suksese të mëtejshme në vitet që vijnë”, – përfundon mesazhi i Presidentit Duka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img