Saturday, July 20, 2024

Protesta e bujshme e tifozëve të Borusia Dortmund

Lexo

Shufra ari, para false dhe topa tenisi në fushë, ultrasit ironizojnë: Nuk jeni të interesuar për sportin

Ditën e martë, në takimin kundër Newcastle, e vlefshme për raundin e tretë të grupeve të Champions League, tifozët e Borussia Dortmund me anë të një pankarte shfaqën fytyrën e ish-presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, Al Khelaifit dhe presidentit të FIFA-s Gianni Infantino.

Në fillim të pjesës së dytë, tifozët vendas hodhën në fushë shufra ari ,para false dhe topa tenisi. Pezullimi i ndeshjes nga arbitri spanjoll Alejandro Hernandez ishte i pashmangshëm. Ishte një ankesë ndaj një futbolli gjithnjë e më të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak lidhje me sportin: në veçanti, reforma e Champions League-s që fillon nga sezoni i ardhshëm me numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36 dhe ndeshjet u rritën nga 125 në 189, vetëm për të rritur cmimin e të drejtave televizive.

Në ‘murin e verdhë’ ku qendrojnë ultrasit e Borussias së Dortmundit u shfaq një pankartë: “Ju nuk jeni të interesuar për sportin. Gjithçka që ju intereson janë paratë”. Pasi gjendja u qetësua, ndeshja rifilloi dhe Borussia Dortmund fitoi 2-0 ndaj Newcastle.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img