Vllaznia ka fituar 5 me 0 kundër Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriç”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Pas kësaj sfide për MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani:
“Sigurisht që jam i kënaqur. Dhe pse pjesën e parë mendoj nuk ishim në nivelin e duhur. Pjesën e dytë me shënimin e golit të dytë ishte krejt më lehtë dhe me kundërsulm mendoj e përdorëm në maksimum si element.
Skuadra në pikën ku do? Jo plotësisht për shkak se në lojërat e fundit kemi humbur pak posedimin e topit. Po megjithatë ishim në situatë ku duhet të ndryshonim diçka. Të ishim me 1 apo 2 pasime te goli. Mendoj e arritëm.
Nuk merrni gol 2 ndeshjet e fundit, të kënaq apo doni të keni më shumë zotërim topi? Shumë hapësira i lejonim kundërshtarit në pjesën e parë. Duke e ditur Skënderbeu është teknikisht shumë mirë. Biseduam në zhveshtore për vazhdimin e lojës. Mendoj ka vend për përmirësimin e ekipit. Ishim në situatë të rëndë po mendoj ka vend për përmirësim.
Në cilat pika mund të thoni që janë përmirësuar nga Vllaznia që gjetët? Në fillim insistoja në presing, në lojën 1 me 1. Ku nuk patëm rezultat, morëm 2 humbje të rënda. Ndryshojmë në pozicionim.
Cilësia është rritur. Shpejtësia e Çobës dhe Grudës, është arsye që zotërimi i topit jo i madh? Po mund të jetë. Thashë që kur nuk shkon diçka duhet të ndryshosh.
Ke nevojë për përmirësime? Të analizojmë dhe të shkojmë në vendim. Sigurisht për freski ka nevojë.”