Tuesday, May 14, 2024

Raundi i dytë i Conference League, rivalët e mundshëm të ekipeve shqiptare

Lexo

Ditën e djeshme u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Conference League. Sot në orën 13:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Egnatia dhe Vllaznia nga kampionati shqiptar do të luajnë në turin e parë dhe kanë kundërshtarë relatiovisht të lehtë. Në turin e parë, Egnatia përballet me Ararat Armeninë ndërsa Vllaznia me Lindfildin e Uellsit. Ndërkohë, sot UEFA ka përcaktuar edhe rivalët e mundshëm të turit të dytë Rrogozhinasit janë në vazon e skuadrave jofavorite me rivalët e turit të dytë që janë mjaft të vështirë. Sakaq, Vllaznia mund të ketë një short më të lehtë në letër pasi është skuadër favorite dhe kundërshtarët duken të kalueshëm, teksa me pak fat mund të jetë edhe Gjilani rivali i shkodranëve.

RIVALËT E MUNDSHËM TË EGNATIAS:

Makabi Tel-Aviv FC (Izrael)

PFC CSKA-Sofia (Bullgari)

AEK Larnaca FC (Qipro)

Aris Thessaloniki FC (Greqi)

FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – FK Sarajevo (Bosnje)

Ndërkohë nga ana tjetër Vllaznia mund të ketë një short të më të lehtë, pasi ndodhet në vazon e favoritëve.

RIVALËT E MUNDSHËM TË VLLAZNISË

MŠK Žilina (Sllovaki) – FC Levadia Talin (EStoni)

HB Tórshavn (Ishujt Faroe) – Derry City FC (Irlandë)

FC Progrès Niederkorn (Luksemburg) – SC Gjilani (Kosovë)

MKS Pogoń Szczecin (Poloni)

Kecskeméti TE (Hungari)

Gjithashtu edhe Tirana është njohur me rivalët e mundshëm dhe mund të kenë në short skuadra si APOEL, Beshiktash, Steaua Bukuresht dhe fituesin e çiftit Alashkert-Arsenal Tivar.

RIVALËT E MUNDSHËM TË TIRANËS:

APOEL FC (Qipro)

Beshiktash (Turqi)

Steaua Bukuresht (Rumani)

Neftchi Baku (Azerbajxhan)

Alashkert (Armeni) – Arsenal Tivar (Mali i Zi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img