Saturday, July 27, 2024

Reshjet e dëborës, spostojnë ndeshjen Kukësi-Skënderbeu në Tiranë-Abissnet Superiore, java e 14-të

Lexo

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Kukësit, ndeshja e javës së 14-të Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena” do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img