Rikthehen emocionet e “Triathlon Labeat 2026”, një aktivitet ky tashmë tradicional i organizuar nga Shoqata e Sporteve të Ujit me drejtues Kliti Hoti dhe Elvis Bilali në bashkëpunim me Bashkinë Shklodër.
Të dielën, më 6 shtator, ora 09:00, në pikën turistike të Shirokës-Shkodër, nis edicioni i 14-të për nga radha me konkurimin në gara individuale dhe stafetë.
Triathlon Labeat është një aktivitet sportiv i përvitshëm i cili zhvillohet në zonën piktoreske të Liqenit të Shkodrës, në qendër të Shirokës. Ky aktivitet kombinon tre disiplina sfiduese notin, çiklizmin dhe vrapimin duke u kthyer në një nga garat më atraktive në rajon.
I organizuar për herë të parë në vitin 2012, Triathlon Labeat ka krijuar tashmë një traditë të përvitshme. Në edicionin e tij të 13-të, të zhvilluar në vitin 2025, mirëpritën mbi 80 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe vende të tjera të rajonit. Për t’u dhënë hapësirë si profesionistëve ashtu edhe amatorëve, garat zhvillohen si në formë individuale, ashtu edhe me stafetë.
Përveç rivalitetit sportiv, Triathlon Labeat mban një rëndësi të veçantë për komunitetin lokal. Aktivitetit kontribuon në promovim të sportit, stilit të shëndetshëm të jetesës dhe zhvillimit të turizmit sportiv në Shkodër. Përmes këtij organizimi, vërehet gjithashtu një përpjekje e vazhdueshme për të lartësuar bukuritë natyrore të Liqenit të Shkodrës dhe për të ndërgjegjësuar mbi mbrojtjen e vlerave të tij mjedisore.



