Peshëngritësi i talentuar Shkodran Antonino Mullisi është ngjitur tre herë në podiumin e fituesit, teksa në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat 15 dhe 17 vjeç që po zhvillohet në Prishtinë ka fituar tre Medalje të Arta.

Talenti kuqezi, që në Kampionatin Shqitptar përfaqëeson Vllazninë, stërvitet prej vitesh nga trajneri i pasionuar Artur Lagja, njëherazi edhe trajner I Kombëtares Shqiptare.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport ne pergatitjet e pragEuropianit, që të dy së bashku, Antonino dhe trajneri Lagja, premtuan për futjen në zonën e medaljeve duke synuar të artën, dhe ia arritën me shumë sukses një objektivi të tillë.
Duke konkuruar në peshën deri në 75 kilogram, Antonino Mullisi u rendit i pari në stilin e shkëputjes, duke fiksuar në shtangë shifrat 135 kilogram. Rezultat ku që është njëkohësisht i vlefshëm si Rekord Europian për moshën 17-vjeçare në stilin e shkëputjes.
Ngjitja në podium i shoqëruar nga trajneri Artur Lagja dhe Presidenti i FSHP Elez Gnozaj si medalist i artë dhe rekordmen europian për stilin e shkëputjes ishin një motiv dhe nxitje më e madhe për të sulmuar të artën edhe në stilin e shtytjes.
Objektiv të cilin e arriti duke fiksuar në shtangë shifrat 156 kilogram, të cilat e renditen në vendin e parë duke merituar medaljen e artë, e dyta radhazi në Europianin e Prishtinës.
Me shifrat 135 kilogram në shkëputje dhe 156 kilogram në stilin e shtytjes, Antonino Mullisi do të siguronte vendin e parë dhe medaljen e artë, e treta radhazi për të në Europian, edhe në dydarësh me shifrat e përgjithshme 291 kilogram., të cilat shoqërohen me rekordin e radhës Europian për peshën e tij.
Një sukses ky i merituar për Mullisin, Kombëtaren e Shqipërisë, dhe natyrshëm edhe për peshëngritjen shkodrane, që patjetër vijnë nga puna e përkushtuar, pasionnte dhe shumë profesionale e trajnerit Artur Lagja, i cili po rrit një brez të talentuar peshëngritësish shkodrane, ku krahas Mullisit kemi të bëjmë edhe me Saimir Lagjjen, kampionin dhe rekordmnenin e të rinjëve që po spikat edhe tek të rriturit, pa lënë mënjanë edhe disa emra të tjerë, të cilët kanë dhënë sinjalke shumë pozitive në kampionatin shqiptar, dhe pritet që një gjë të tillë ta bëjnë edhe në ekipet kombëtare.
(Video) Pamje të peshëngritësit shkodfran Antonino Mullisi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshat 15-17 vjeç që po zhvillohet në Prishtinë.
Gaspër MARKU


