Tuesday, May 7, 2024

Rikthehet Abissnet Superiore-Java e 10-të luhet në dy ditë. Të shtunën tre ndeshje dhe të dielen dy

Lexo

Pas angazhimit të kombëtares së Shqipërisë me miqësoren e luajtur në Abu Dabi me Arabinë Saudite, këtë fundjavë riukthehet në aktivitet kategoria Superiore e futbollit shqiptar.

Sipas planifikimit të FSHF-së, duelet e javës së dhjetë do të luhen në dy ditë, e shtunë dhe e diele. Të shtunën në stadiumin e Kamzës luhet Kastrioti dhe Bylisi, në “Niko Dovana” Teuta-Laçi dhe në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia-Erzeni.

Ndërsa, të dielën janë planifikuar të luhen dy takimet e fundit të kësaj jave, Egnatia-Partizani në stadiumin “Egnatia Arena” dhe Tirana-Kukësi në stadiumin “Elbasan Arena”.

E Shtunë, 29 Tetor 2022 –

KASTRIOTI –  BYLIS | 14:00 | Stadiumi “Kamza”, Kamëz |

VLLAZNIA – ERZENI | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër |

TEUTA – LAÇI | 16:45 | Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës |

E Dielë, 30 Tetor 2022 –

EGNATIA – PARTIZANI | 14:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë |

TIRANA – KUKËSI | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan |

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img