Monday, May 13, 2024

Rikthehet Armando Broja. Fiton penallti dhe e shpëton Chelsean nga humbja

Lexo

Sulmuesi kuqezi është aktivizuar në minutën e 90-të duke fituar një 11-metërsh që solli barazimin 4-4 në sfidën mes londinezëve dhe Manchester City-t

Armando Broja është rikthyer më në fund në fushën e lojës me skuadrën e Chelsea pas një kalvari të gjatë mungese dhe dyshimesh për të thënë fjalën e tij dhe pikërisht në sfidën me Manchester City, të luajtur në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi kuqezi fitoi një 11-metërsh kur rezultati ishte 4-3 në favor të skuadrës së Guardiolës dhe Palmer nga pika e bardhë vendosi barazpeshën në 4-4.

Erling Haaland hapi rezultatin me një penallti të diskutueshme, përpara se Thiago Silva dhe më pas Raheem Sterling të kalonin Chelsean përpara.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2 pasi Manuel Akanji shënoi ne shtesë, ndërsa Haaland kompletoi dopietën personale menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë për t’i dhënë përsëri City-t epërsinë.

Nicolas Jackson reagoi ndaj një gabimi të Ederson për të bërë rezultatin 3-3, por Rodri riktheu edhe njëherë avantazhin e të besuarve të Guardiolës me një goditje nga distanca e devijuar nga Robert Sanchez në minutën e 86-të.

Por asgjë nuk ka mbaruar. Zëvendësuesi Armando Broja u pengua në mënyrë të parregullt në zonën e City-t për të fituar një penallti dhe Palmer, i cili e filloi sezonin si lojtar i City-t, u tregua I saktë në finalizim nga pika e bardhë, 4-4.

Barazimi e lë Man. City-n me 28 pikë, një më shumë se ndjekësit. Chelsea kalon në vendin e 10-të me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img