Sunday, April 28, 2024

Talenti Roco Vata, në formacionin irlandez përballë kuqezinjëve ku bëri histori, babai i tij Rudi Vata. “Euro 2023-24” për U19. Irlandë-Shqipëri, më 15 nëntor, ora 14:00.

Lexo

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ervin Bulku do të përballet me Irlandën në vendin tonë në kualifikueset e Europianit U-19, ku do të synohet “Elite Round”.

Gjithsesi te ishullorët është grumbulluar dhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Roko Vatën, djalin e kapitenit legjendar të Kombëtares, Rudi Vata.

Ai ka treguar një formë mjaft të mirë me Sëlltikun dhe për këtë arsye Irlanda nuk është menduar dy herë që ta thërrasë 18-vjeçarin. Roko do të përballet me kuqezinjtë të mërkurën e 15 nëntorit, në orën 14:00.

Shqipëria U19 luan në grupit 13, ku bëjnë pjesë Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

Irlandë – Shqipëri                                             15.11.2023, ora 14:00
Belgjikë – Shqipëri                                           18.11.2023, ora 14:00
Shqipëri-Slloveni                                              21.11.2023. ora 14:00

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img