Saturday, April 20, 2024

Rikthehet basketbolli, të enjten ora 19:00 Vllaznia-Kamza Basket në “Qazim Dervishi”

Lexo

Kushtet e papërshtatshme klimatike dhe situata e rënduar nga infektimet Covid-19, detyroi Federatën Shqiptare të Basketbollit të pezullojë të gjithë aktivitetet e parashikuara basketbollistike kombëtare duke nisur nga data 21.01.2022 deri me 28.01.2022. Që do të thotë se sipas njoftimit zyrtar në fjalë, ndeshjet e basketbollit duhej të rifillonin të premten e 28 janarit. Por, me një vendim të dytë, basketbolli rikthehet në parket të enjten.
Kështu, në Shkodër, sipas njoftimit zyrtar, do të jetë pallati i sportit “Qazim Dervishi” që duke filluar nga ora 19:00 do të presë ndeshjen e basketbollit meshkuj në mes Vllaznisë dhe Kamza Basket.
Sfidë kjo që duhej të luhej të shtunën e kaluar për llogari të gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë, por që tashmë koinçidenca e kalendarit të Ligës Unike i ka përballur përsëri së bashku dhe përsëri në të njëjtën fushë të “Qazim Dervishit”. Ndërkohë, sa i përket gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë, do të pritet një tjetër vendim për të mësuar se kur do të luhet kjo ndeshje.
Për trajnerin nga Kosova Fabian Gjuka, kjo është ndeshja e parë debutuese zyrtare në krye të ekipit kuqeblu Vllaznia. Një provë kjo jo pak e vështirë për Gjukën, i cili do të kërkojë ta fillojë me fitore aventurën në stolin kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img