Friday, May 3, 2024

Zgjedhjet në FSHF-Veliaj kallëzon Shulkun në Prokurori, e akuzon për shpërdorim detyre

Lexo

Kryebashkiaku dhe njëkohësisht aksioneri i pjesshëm i Futboll Klub Tiranës, Erion Veliaj i kërkon Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, regjistrimin e procedimit penal për veprën penale për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik ndaj sekretarit të përgithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe atë të shoqatës rajonale Tirana, Ardian Haçi. Thelbi i këtij kallëzimi është pretendimi i Veliajt për manipulim të zgjedhjeve në shoqatën rajonale të Tiranës ku Krenar Alimehmeti u shpall fitues pas tërheqjes nga gara të Eduard Prodanit.

“Në ambientin ku ishte planifikuar të zhvillohej mbledhja kanë qenë prezent 67 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarë kanë qenë persona anonim (delegatë jo-legjitim) të përzgjedhur në mënyrë të kundraligjshme nga përfaqësues të FSHF-së, me qëllim ndikimin në procesin e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, duke paracaktuar rezultatin”, nënvizohet në kallëzim dhe më poshtë theksohet se Shulku ka zhvilluar një takim me persona të cilët nuk kanë lidhje me shoqatën, të cilët morën pjesë edhe si delegatë.

“Ndodhur para këtij fakti, kërkojmë kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 24.01.2022, për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës”, vijon kallëzimi ku i kërkohet policisë që shkeljet t’i adresojë në Prokurori për të nisr një proces gjyqësor në lidhje me shkeljet e pretenduara. Në vijim, Veliaj kujton se shkeljet e dy neneve të Kodit Penal, në këtë rast 186 dhe 186/a dhe 248 dënohen nga 6 muaj deri në 7 vjet heqje lirie.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img