Sabah Kerjota, talenti shkodran që po luan me shumë sukses në Skoci. 24 vjeçari, i cili nga mosha 10-19 vjeç ishte pjesë e AF Vllaznia, protagonist në fitoren e skuadrës së tij Hearst mbrëmjen e sotme ndaj Hibernian 2-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pak javë me parë, iss drejtori i Akademisë Futbollit Vllaznia, Qashif Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Studio Sport” në RTSH Shkodra, komentonte me shumë passion ecurinë pozitive të talentit shkodran, Sabah Kerjota, i cili për një periudhë nën vjeçare, nga mosha 10-19 vjeç, ishte pjesë e Akademisë Vllaznia.

Falë vlerave të tij individuale, pasionit, punës dhe përkushtimit maksimal, bënë që shumë shpejt, Sabah Kerjota, të spikaste në fushën e lojës duke u vënë në shënjëstër të menaxherëve të futbollit, të cilët e transfertuan në futbollin italian.

Por, Italia ishte një tranpolinë për talentin shkodran, i cili në sezonin 2025-2026 do të bëhen pjesë e një ekipi të njohur të kampionatit skocez, Hearst, aty ku nuk vonoi të fitonte besimim e stafit teknik, të cilët i dhanë minuta të konsiderushme, sidomos në tre javët e fundit, ku ai ishte pjesë e formacionit të Hearst.

Në vazhdën e ndeshjeve cilësore të kësaj faze të kampionatit, përformanca e Sabah Kerjotes ishte fantastike në sfidën e mbrëmjes së sotme të së dielës së 26 prillit.

Hearst i Sabah Kerjotes, fiton me rezultatin 2 me 1 ndaj Hibernian 2-1 duke kryesuar kampionatin Skocez dhe duke qënë pretendet kryesor për titullin kampion.

Referuar edhe komenteve të shtypit skocez, përformanca e Sabah Kerjotes në këtë ndeshje ka qënë estra duke qënë protsagonisti kryesor i fitores së ekipit të tij.

Referuar asaj që cituam në hapje të shkrimit përmes komenteve me superlative që përcillte is drejtori i AF Vllaznia Qashif Hoxha, trajnerët e grupmoshave të kësaj akedemie që kanë punuar me të djalosh të talentuar, janë krenar për ish futbollistin e tyre që ka mbërritur në këtë nivele.

Një rast ky që krejt mirë duhet të shërbej si motiv dhe të merret si model për të rinjtë e talentuar që spikasin tek ekipet e këtij sezoni në AF Vllaznia, në mënyrë që edhe ato të ndjekin rrugën e Sabah Kerjotes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img