Thursday, March 28, 2024

Sfida europiane me rumunët e Universitatesë, KF Vllaznia kopjon FSHF-në. Organizimi i ndeshjes do të bëhet e gërshëtuar me grupime vullnetarësh, hapen regjistrimet përkatëse

Lexo

NJOFTIM

Bëhu pjesë e një eksperience unike dhe historike! Klubi i futbollit Vllaznia ju ofron mundësinë të bëheni pjesë e programit të vullnetarëve. Ky program ka si qëllim realizimin e ndeshjes të kompeticionit “UEFA Europa Conference League” ndaj ekipit Universitatea Craiova, e vlefshme për sezonin 2022-2023, një event i rëndësishëm që do te organizohet nga KF VLLAZNIA, që do të zhvillohet më 21 KORRIK 2022, në stadiumin “Loro Boriçi”. Ju bëjmë me dije se do të bashkëpunoni me ekipe profesionale në fushën e eventeve sportive dhe të të gjithë dimensioneve të organizimit të një eventi që do të presë me mijëra vizitorë. Të gjithë i dimë emocionet kur shohim një ndeshje, por programi i vullnetarëve do ju njohë me magjinë, sfidat dhe arritjet gjatë organizimit të saj. Suksese me aplikimin! Ekipi mezi pret t’ju njohë!

Vullnetarët e Kontrollit të Aksesit do të luajnë një rol integral në krijimin e një mjedisi të sigurt në objektet e stadiumit “Loro Boriçi”. Vullnetarët do të ndihmojnë që të gjitha grupet e synuara të hyjnë dhe të dalin nga stadiumi dhe zonat e tij pa probleme dhe në kohë.

Kushtet:

1-Të kenë mbushur moshën 22 vjeç

2-Të jenë të familjarizuar me ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”

3-Të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze

Rregjistrimet mund të kryhen deri më date 11 Korrik 2022. Të gjithë aplikantet do të intervistohen në ambjentet e stadiumit me datë 12 Korrik 2022 nga ora 09.00 deri në ora 12.00.

Personat që do të pranohen, do të kryejnë dy ditë trajnim me ekspertë të sigurisë të FSHF dhe të huaj.

Per rregjistrime mund te kontaktoni në adresën e e-mailit info@vllaznia.al

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img