Thursday, April 25, 2024

Shah-Starton kampionatin e shkollave 9 vjeçare të Shkodrës

Lexo

Ka startuar sot në qytetin e Shkodrës Kampionati i Shkollave 9 vjeçare, aktivitet me një pjesë më të vogël se sa vitet e tjera për qrsyr të pandemisë. Megjithatë, për organizatorin e këtij aktiviteti, ish shahistin dhe trajnerin e mirënjohur, Nikolin Leka, pritet të ketë një konkurim dinjitoz mes shkollave përkatëse, në gjirin e të cilëve ka edhe element cilësor në sportin e shahut.

“Filluam sot në Shkodër, në QKF të këtij qyteti Kampionatin e Shkollave 9 vjeçare për sportin e shahut që duhet thënë pa dyshim se duhet të jetë i 70-ti në historinë e këtij qyteti. Kuptohet, jo si vitet e tjera, me pjesëmarrje më të ulët duke e shpërndarë në 4 ditë me nga 6 shkolla pjesëmarrse dhe në të 5 ditë finalet për të nxjerrë kampionin e dy grup moshave që kemi caktuar.”. thotë për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka.

Sipas tij, në qëndër të vemendjes janë vënë masat anti covid duke patur largësi të madhe të tavolinave nga njëra tjetra. Ne ditën e parë kishte mjaft rivalitet nga pjesëmarrësit, bile në përballjet e femrave me dy ndeshje shtesë për të nxjerrë fituesen e grup moshes deri në klasë të 9, ku sahati i shahut ishte vendimtar për të nxjerrë fituesen. Kurse, për djemtë, lojtarët që sterviten rregullisht nuk ishte problem fitimi i vendit të parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img