Saturday, May 4, 2024

Shehi: “Kjo fitore na vjen në momentin e duhur”

Lexo

Derbi “ringjall” Partizanin. Të kuqtë u rikthyen yë fitojnë një ndeshje në kampionat pas 4 rezultatesh  negative, teksa ekipi i Orges Shehit mundi 2-0 Dinamon. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Partizanit Orges Shehi u shpreh:

“Unë mendoj që këtë agresivitet këtë përqëndrim këtë vlerësim mendoj që duhet të na shoqëroi ndeshjet e fundit, kemi çaluar pak në këtë anë. Kjo fitore na vjen në momentin e duhur. Ne donim që të fitonim këtë ndeshje edhe pas asaj që thash, që vinim pas rezultateve jo të pozitive, pastaj për ndeshjen e ardhshme, derbi mbetet derbi.

Ne kërkonim që të dilnim më superiorë në mesin e fushës, me Magetin kërkonim që të ishim të lirë, ata vinin në presion me Kaçorrin dhe Denisonin dhe Mageti shpesh here dilte bosh, gjithmonë treshja e sulmit duhej të ishte afër për kombinimet, Carën donim që të rrinte midis linjave që të merrte topin, shpesh herë ai doli bosh, pastaj çështje finalizimi, nuk arritëm të shënojmë. Këto ishin kurse pjesën e dytë, kundërshtari u vendos 4-3-2, dhe ne dolëm 4-2-3-1, duke e orientuar lojën nga krahët sepse ishim superior.

Agresiviteti dhe dyluftimet janë shumë të rëndësishme, në pjesën e dytë kur kundërshtari doli me një lojtar duhej pak minuta për të kuptuar situatën sepse mobilizimi i atyre dyfishohej, por edhe ne dolëm 4-2-3-1 me Rrapajn që ishte gjithmonë mbas Skukës. Kur ishim superior mendoj që po nxitonim pak, po shkonim në sulm shumë shpejt kur duhej të qarkullonim topin”,– tha Shehi për “MCN”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img