Kampionati Europian i boksit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë ka nisur mbarë për kombëtaren e Shqipërisë. Alban Beqiri, boksier që në kampionatin shqiptar garon për Tiranën e drejtuar nga trajneri shkodran Sead Bushati ka konkuruar në peshën dëri në 71 kilogram duke pasur përballë rumunin Marsel Nistreanu.
Sipas trajnerit Bushati, Alban Beqiri ka prezantuar në ringun e Beogradit një formë shumë të mirë sportive, ku në fund fitorja ishte e merituar për të. Dhe, me këtë formë optimal që ai disponon, i ka të gjitha gjasat për të mbërritur në zonën e medaljeve.
Dhe nëse ndodh, Beqiri do të jetë krenaria e boksit shqiptar në Europianin e Beogradit, teksa boksierë të tjerë nuk kanë lënë asnjë shenjë. Në raundin e dytë, Alban Beqiri do të ketë përballë kundërshtar nga Kroacia.
Kujtojmë, se Alban Beqiri, është medalist i bronztë në Kampionatin Botëror të boksit të zhvilluar në Beograd më 2022.