Friday, May 3, 2024

Martini: “Vllaznia ishte e kënaqur me barazim, ne na duhej patjetër të fitonim. Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”

Lexo

Është mbyllur në barazim 0-0 takimi midis Teutës dhe Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për “MCN”:

“Ishte ndeshje e tensionuar, të dyja skuadrave iu duheshin pikë. Vllaznia ishte e kënaqur me barazim, ne na duhej patjetër të fitonim. Shihej tensionin në fushë. Të dyja ekipet luanin me topa të gjatë, më i drejtë ishte barazimi në këtë sfidë.  

Kërkoja me ngulm të fitoja ndeshjen, mendoja se do të fitonim, duke parë edhe ecurinë e Vllaznisë, gjithsesi ata kanë kualitete, prap nuk jam i kënaqur me rezultatin, duhet të kishim marrë 3 pikë.  

Kjo skuadër meritonte më shumë, po të shikosh golat e pësuara në sekondat e fundit dhe penalltitë e humbura, patjetër që do të ishim në katërshe. Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”, u shpreh Edi Martini.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img