Saturday, July 27, 2024

Shehi: “Më vjen mirë që fitova derbin dhe shkruajta historinë, skuadra tregoi që ka karakter dhe shpirt gare”

Lexo

Partizani ka arritur të triumfojë me përmbysje 2-1 me rivalët historik të kryeqytetit, Tiranën, në javën e 24-t, të Abissnet Superiore. Pas kësaj sfide për MCN TV, ka folur trajneri i Partizanit, Orges Shehi:

“Ndihem mirë, e gjithë skuadra ndihet mirë edhe për shkak të rëndësisë që ka ndeshja. Derbi është derbi, luajmë edhe për tifozët. Loja jonë ja shton vlerat fitores edhe më shumë. Skuadra tregoi që ka karakter dhe shpirt gare. Minutat e fundit janë normale që t’i lësh hapësira kundërshtarit, por kemi qenë agresivë.

Në disa raste ishim të paqartë edhe pse në të dy krahët kishim manovra ndryshe. Po zbriste Mba si pikë pasime, ndërsa Skuka dhe Cara ishin për tu futur thellë në zonën e kundërshtarit. U nxituam paksa, ishte intepretim i mirë, por e mira s’ka fund. Ne e dimë që Skuka dhe Mba nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, por duhet të futen pasi dihet pesha e tyren ë skuadër. Kishim vështirësi pasi Tirana doli me 3 mbrojtës në disa momente. Atanaskoski e vuajti jo pak Abazajn dhe bëmë ndryshime për shkak të cilësive fizike.

Ditët e fundit është bashkuar i gjithë grupi, përveç Kekos dhe Bytyçit. Kur plotësohet grupi mund të japim mundësi për të ndryshuar. Nuk jemi me hap kampioni, por me hap normal. Kërkonim më shumë eksperiencë në fushë sidomos në derbi është shumë i rëndësishëm, për të ndihmuar pjesën tjetër. Kemi katër sulmues që janë të deklaruar që nga ndeshja në ndeshje edhe mund të ndryshojnë pavarësisht se është e vështirë, por do mundohemi të marrim më të mirën.

Në krahun e majtë kemi lojtarë si Rrapaj dhe Cara sepse kanë kombinim të mirë dhe kanë vite që luajnë bashkë. Në krahun e djathtë dalim me tre dhe ngjitet Hadroj lart. Më vjen mirë që fitova derbin dhe shkruajta historinë”, tha tekniku durrsak.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img