Monday, May 20, 2024

Ahmataj: “Më vjen keq për tifozët për humbjen që pësuam. Na dhemb kjo humbje, na duhet edhe pak eksperiencë”

Lexo

Derbi kthehet është kthyer në makth për Tiranën i cili ka përfunduar me fitoren e Partizanit 2-1, e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për MCN TV, ka folur trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj:

“Më vjen keq për ambientin, tifozët për humbjen që pësuam. Një ndeshje shumë e mirë u prish në një moment dhe ramë nga ana psikologjike. Mungesa e eksperiencës në disa pika kyçe të lojës, por duhet t’u besojmë të rinjve sepse janë e ardhmja.

Eksperienca e lojtarëve në derbi del në pah. Ne e nisëm mirë lojën e kishim nënkontroll deri në momentin e gabimit të Abdullahut. Kishim mundësi të dyfishonim rezultatin. Duhet eksperiencë në një ndeshje kaq të rëndësishme. Na dhemb kjo humbje, por ky është futbolli.

Për të gjitha situatat në një ndeshje përgjegjësitë i ka trajneri. Ne bëmë ndryshim në pjesën e dytë me futjen e Patrick, patëm mundësitë tona të shkonim te barazimi, por edhe fitorja. Kishim një zëvendësim të detyruar si ai i Metës. Normalisht situata u përkeqësua për atë që ne po bënim. Po e mbanim Partizanin te porta e tyre. Nuk është diferenca kaq e madhe sa e bëtë. U fol sikur po na mbante ne Partizani në zonën tonë. Kur vijnë shumë gola nga gabimet, vetbesimi te lojtarët fillon dhe bie pasi mendojnë se do ndëshkohen përsëri, sidomos në derbi që luhet fituar. Derbi nuk duhet luajtur, por fituar.

Kemi skuadër shumë të kompletuar, na duhet edhe pak eksperiencë. Partizani ka organikë më të madhe dhe lojtarë me eksperiencë. E ngrenë ritmin e lojës dhe zëvendësimet që bëhen, si Patrick dhe Haxhiu nga ana jonë. Stabilizimi i portës duhet të vijë me një portier në eksperiencë. Kemi humbur Bekajn në fillim të sezonit, më pas kemi marrë Selmanin që u dëmtua. Kemi Mustafin, Kozin, janë të rinjë dhe për të ardhmen por shfaqin oshilacione. Kjo gjë është e detyruar, nuk është dëshirë, sidomos në ndeshjet derbi”, mbylli fjalën e tij Julian Ahmataj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img