Portieri i Egnatias Alen Sherri ka folur pas kualifikimit të ekipit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë:
“Ky rezultat nuk është shumë i drejtë, Laçi pati shumë raste. Ishte një ndeshje që mund të ndryshonte nga momenti në moment, por ne ishim më të mirë në finalizimin e golave.
Më vjen shumë keq për Selmanin dhe Dajsinanin, jemi të tre që nuk mund ta kalojmë sezonin ose gjysmë sezonin në stol, pasi jemi shumë të mirë. Njëri duhet të luajë dhe njëri në portë, shpresoj që Dajsinani të mos dorëzohet sepse gjërat mund të ndryshojnë.
Kam qenë tek Laçi dhe sjam larguar në momentin e mirë, sot jam i lumtur që kaluam ne. Ne i kemi kualitetet dhe mendoj që ne do të arrijmë deri në fund të sezonit. Kemi dhe dy ndeshje të tjera, është dhe çështje psikologjike, duhet të jemi pak më të fortë dhe të përqëndruar. Vetën ne mund ta ndalim ekipin që mos arrijë objektivat, askush tjetër. Sdo doja të përballesha me Vllaznisë në gjysmëfinalen. Unë kam qenë pjesë e kombëtares në dy grumbullime, nuk mund të them që nuk e pres ftesën nga Silvinjo. Besoj të gjithë portierët duan të arrijnë në kombëtare, dhe prandaj luftojmë. Unë jam shumë njeri modest dhe do doja ta konfirmoja vazhdimësinë në kombëtare”, u shpreh ai për “Oversport”.