Friday, April 26, 2024

(Intervista) Trajnerët Mezani dhe Tetova flasin pas ndeshjes Laçi 0-3 Egnatia

Lexo

Sfida Egnatia dhe Laçi përfundoi me fitoren e rrogozhinasve 3-0 të cilët presin biletën për në gjysmëfinale. Trajneri i Laçit, Gentian Mezani u shpreh për Oversport:

“Dola këtu për respekt, çfarë patë aty është ajo që shfaqi skuadra. Kanë vuajtur dicka tjetër skuadra, nuk ishte mungesë fati. Shpresoj që të ndryshojnë dhe të arrijnë atë që duhet. Ekipit i duhet diçka tjetër. Nuk arrita dot të bëj atë që duhej dhe t’i jepja mundësi skuadrës dhe vetes për të ecur përpara.”-tha Mezani.

Pas fitores foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova:

“Unë e thashë dhe ndeshjen e parë që kjo sfidë do të ishte e paparashikueshme. Çdo gjë shkoj ashtu siç donim ne, fatmirësisht ata nuk shënuan asnjë gol dhe Sherri bëri pritje të mira. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë, përgëzoj Kasën për golin që shënoi. Kjo është ndeshje që zgjidhet me situata, e dinim që do të na sulmonim, në shpëtuam pjesën e parë. Gjithçka foli për ne në pjesën e dytë. Ne kemi provuar të shkojmë drejt portës në Kategorinë Superiore, unë kam vetëm fjalë të mira për djemtë që po bëjnë mirë në të gjitha frontet.

Mjafton që Egnatia të jetë në Kupat e Europës. Jam shumë i kënaqur, dhe këtë triumf ja dedikojmë të gjithë qytetarëve të Rrogozhinës. Me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img