Friday, April 26, 2024

Partizani-Vllaznia, gati për start. Trajnerët, Kolela dhe Josa, zbardhin formacionet

Lexo

Partizani dhe Vllaznia, janë gati për nisjen e betejes së dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, e para e luajtur dy javë më herët në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me fitoren e kuqebluve, 3-1, në të dytën do të jenë Partizani vendas që do të kërkojë përmbysjen.

Ky është takimi i dytë që luhet në harkun kohor të katër ditëve, pas atij të luajtur të shtunën e kaluar në Shkodër për javën e 25-të të kategorisë Superiore dhe që u mbyllë në barazim, 1-1.

Trajneri Mirel Josa, ka vendosur ta fillojë lojën me këtë formacion: Vllaznia: Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Marku, Heric, Hoxhaj, Çoba, Balaj.

Ndërkohë, në kampin e kuq, tekniku italian Xhiovani Kolela, ka preferuar që të ketë në lojë nga minuta e parë edhe shkodranin e talentuar, Marçelino Preka, i cili do të shërbejë në rolin e stoperit të majtë. Ja formacioni i Partizanit: Partizani: Rexhepi, Preka, Menish Zuna, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Mensah, Cara, Bilali, Selmani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img