Thursday, May 2, 2024

Shkodër-Kampionati Kombëtar Universitar 2022. 6 Universitetet e Shqipërisë garojnë në 3 sporte

Lexo

Qyteti i Shkodrës  është bërë pritës i Universiadës së sporteve për vitin 2022, aktivitet ky që organizohet në kuadrin edhe të 65-vjetorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

6 Universitetet e Shqipërisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Fan Noli” Korçë, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokaster, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan do të masin forcat në tre disiplina sportive, Volejboll, Basketboll dhe Minifutboll, për femra dhe meshkuj.

Në ceremoninë hapëse organizuar paraditen e së enjtes në Pallatin e Sportit, “Qazim Dervishi” Shkodër, pas përshëndetjes së pedagogut Fatjon Nurja, President i Shoqatës Sportive Studentore të Shkodrës, fjala përshëndetëse ka ardhur nga Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof.Dr. Suzana Golemi.

Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Federatës Universitare të Sporteve, Besnik Veliu, vlerësoi Universitetin e Shkodrës për organizimin model të këtij aktiviteti.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, Brisela Kadija, e cila duke përshëndetur në emër të qeverisjes vendore, e quajti Universitetin e Shkodrës një vatër të formimit, zhvillimit dhe promovimit të vlerave studentore në vite.

Në vijim, emër të organizatorëve, ka qënë Nora Deda. pedagoge e degës së Edukimit Fizik të Universitetit të Shkodrës, e cila duke falenderuar strukturat drejtuese të Universitetit për mbështetjen e dhënë si dhe punën shembullore të shoqatës së sporteve universitare të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si dhe kolegët e saj të degës së Edukimit Fizik, ka deklaruar hapjen zyrtare të garave mes universiteteve.

Përpara se të fillonin konkurimet zyrtare, ka qënë sporti i Taekëondo-së dhe grupi i baletit, Zumba, të cilët përformuan për pjesëmarrësit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit, Qazim Dervishi”.

Në vijim, sporti i parë që ka hapur programin e konkurimit ka qënë ai i volejbollit për femra, me duelin mes Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe Universitetit, “Aleksander Xhuvani” Elbasan.

Krahas sportit të volejbollit, vijon konkurimi edhe në sported e basketbollit, si dhe minifutbollit, për femra dhe meshkuj.

Finalet Kampionatit Kombëtar i Universiteteve mbyllen mesditën e së premtes me takimet finale për secilin sport, të cilët do të shoqërohen me shpërndarjen e kupave dhe diplomave përkatëse.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img