Saturday, October 12, 2024

Shkodranët përcjellin me nderime dhe respekt në banesen e fundit Pr. Dr. Vildan Tufin

Lexo

Vildan Tufi meritonte një ceremoni zyrtare me homazhe dhe nderime në mjediset publike të qeverisjes vendore, pse jo edhe në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku ai kaloi pjesen më të madhe të jetes së tij sportive. Dhe realisht për këtë strukturat përkatëse, SK Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kishin marrë të gjitha masat e duhura për një gjë të tillë, por situata e Covid-19 që në Shkodër duket se është prezent me përmasa të mëdha e bëri të pamundur një gjë të tillë.

Por, kjo nuk e pengoi në asnjë mënyrë komunitetin shkodran t’i bënte respektin e duhur kësaj figure të nderuar të sportit shkodran dhe më gjërë që krahas Vllaznisë ka kontribuar si sportist edhe me Klubin Sportiv Partizani dhe kombëtaren kuqezi, ndërkohë që një vlerë më vete është edhe periudha si trajner i dalluar i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare duke mos lënë mënjanë edhe kontributet në fushën e arsimit si pedagog dhe drejtues i Departamentit ntë Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Kampionët përcillen me duatrokitje dhe ashtu u përcoll edhe Vildan Tufi në momentin kur arkivoli me trupin e tij të pa jete po dilte nga banesa private e familjes “Tufi” për t’iu drejtuar varrezave publike të qytetit.

Mes turmës së madhe që shoqëronte kortezhin spikasnin njerëzit e sportit, nxënësit dhe kolegët e professor Tufit në vite, si veterani i peshengritjes Faruk Kalleshi, bashkëkohës me Tufin tek Vllaznia dhe Partizani, Angjelina Gurakuqi, Nexhmije Bilali, Isak Bala, Albert Marashi, kampioni i Europes Izmir Smajlaj, etj.  Në këtë ditë lamtumire për profesorin e madh Vildan Tufi nuk mund të mungonte edhe kreu i Federates Shqiptare të Atletikes Gjergj Ruli, i cili në fjalën e tij të lamtumirës vlerëson maksimalisht figuren e Profesor Doktor, Vildan Tufit.

Mesazhi i Gjergj Rulit, president i FSHA

Të nderuar familjarë, të nderuar sportistë të nderuar qytetarë Shkodranë. Jemi mbledhur së bashku dhe të trishtuar për ndarjen nga jeta të  Profesor Doktor Vildan Tufit. Profesor Vili ynë i dashur ishte një Bashkeshortë i Mrekullushëm, një prindë shembullor, një gjysh gojë ëmbël dhe një professor kampion që do të mbahet mend për brezat në vazhdim.

E kujtojmë dhe do ta kujtojmë së bashku me shumë dashuri për thellësinë njerëzore dhe aftësinë profesionale që ai ka treguar gjithmonë si dhe duke ndjerë  thellësishtë mirnjohje ndaj tijë për nderimin, për punen, pasionin, për trashëgimeninë që na ka lënë. Vildan Tufi, Profesori i madhe kombëtar me guxim e të qënit novator i sportit dhe shkences sportive ka thyer modelet e përcaktuara në një dimension kontemporanë duke lënë Gjurmë në sportin e Atletikes Shqiptare dhe asaj shkodrane.

Vili na ka lënë baza të forta në burime dhe vlera që duhen mbajtur me vete në jete. Sa dhimbje dhe sa dashuri kur vdekja largon një professor si Vildan Tufi nga jeta e familjarëve, nga Atletet që prisnin me padurim në Stadium dhe pedana nga miqtë e tije të qytetit Talent Prodhues. Sot, në këtë dite pabesia, lodhja dhe ëmbëlsia e kujteses kanë fytyren e Profesor Vildan Tufit dhe shkrihen në lotet e familjarëve, sportistëve dhe qytetarëve shkodranë të cilet duan të kthejnë  të miren e marrë nga ky kampion. Vera, Albana, Admiri, Klevisi, Izmiri, Erisa, Bruno dhe shumë talente të tjerë janë kampionë dhe Rekordmenë që po e vuajnë dëshpërimin në një ndjenje që po shijojnë hidhërimin e largimit të trupit të profesorit të nderuar, Vildan Tufit.

Vdekja e shpejtë, e pabese, e papritur e mjeshtrit të madh do të lërë gjurmë, një boshllek të madhe midis të gjithëve atyre që ju deshen, dhe kujtesa për ju do të jete gjithmonë e gjallë në shpirtat tonë, Profesor miku im Vildan Tufi. I dashur Profesor, ju përulem me shumë modesti për ndershmërinë, inovazioninin tuaj, vlerësimin që keni marrë nga e gjithë qytetaria shkodrane për gjurmët e dritshmërisë që keni lënë në këtë tokë.

Ne do të duam dhe në parajsen që ke shkuar ashtu siç të kemi dashur mbi tokë. Imazhi juaj do të mbijetojë në kujtesen tonë. Ju meritoni të jetoni në pafundësi në driten e Zotit. Lutem, Lutem o Zot, mos e ndaj Vilin tonë të dashur atë që e ke bashkuar aq ngushtëe në tokë me ne. Ne do të duam në Qiell ashtu siç të kemi dashur në këtë tokë. Ju, që keni lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona nuk vdisni, ju do të jeni gjithmonë i qeshur dhe plotë jete në kujtesen tonë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img