Friday, March 29, 2024

Shkodrani, Fatjon Malevi pjesë e klinikës për gjyqtarët ndërkombëtar të rinj në Greqi

Lexo

Për shkodranin Fatjon Malevi, karriera në fushën e arbitrimit të sportit të basketbollit duket se po ecen në mënyrën më të mirë. Vitin e kaluar ai u liçencua nga  FIBA si arbitër ndërkombëtar i basketbollit. Ndërkohë që këto ditë ka qënë pjesëmarrës në një trajnim të rëndësishëm organizuar nga FIBA me gjyqtarët ndërkombëtar të zhvilluar në Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar të vetë Federatës Shqiptare të Basketbollit, Malevi është i vetmi arbitër basketbolli nga Shqipëria që ka marrë pjesë në këtë trajnim.

#fiba ka zhvilluar kliniken per gjyqtaret nderkombetar te rinj, ne Greqi nga data 19 deri me 22 Janar 2022. Nder gjyqtaret pjesemarres nga shum federata, ishte pjesemarres dhe Z. Fatjon Malevi, i cili ka fituar statusin “FIBA International Referee” ne veren e vitit 2021. Tashme Z. Malevi do te jete ne listen e gjyqtareve te cilet aktivizohen ne ndeshjet nderkombetare qe organizohen nga FIBA, duke ju bashkuar Z. Ervin Koci dhe Z. Gilbert Hoxha te cilet vazhdojne karrieren e tyre prej vitesh si Gjyqtar Nderkombetar dhe jane aktiv ne kampionatet kombetare ne Shqiperi. I urojme suksese Fatjonit ne rrugetimin e tije si Gjyqtar Nderkombetar nga Shqiperia!”, shkruhet në njoftimin zyrtar që FSHB ka publikuar në faqen zyrtare  të saj. 

Për momentin, duke jetuar në kryeqytet, Fatjon Malevi është pjesë e kolegjumit të arbitrave të Tiranës, por si arbitër basketbolli ai u formua në kolegjumin e arbitrave të basketbollit Shkodër. Ndërkohë, përpos cilësive të tij si arbitër ndërkombëtar i basketbollit, i pari i këtij lloji që prodhon kolegjumi i Shkodrës, Malevi është edhe një mjeshtër në sektorin e elektronikës, duke qënë një nga punonjësit e spikatur të televizioneve lokale të qytetit të Shkodrës.

Në emër edhe të kolegëve të tjerë mediatikë të Shkodrës, Veriu Sport, i uron arbitrit ndërkombëtar të FIBA-sFatjon Malevi, suksese më karrieren e tij sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img