Thursday, April 25, 2024

Shqipëria fiton medaljen e artë në sportin e mundjes. Abakharov valvit flamurin shqiptar në Beograd!

Lexo

Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në mes të Beogradit, duke i siguruar atdheut të tij të adoptuar kurorën e më të mirit të botës. Mundësi kuqezi ka shkëlqer në tapetin e Kampionatit Botëror teksa në gjysmëfinale pati mundur serbin Stevan Miçiç, i cili është medalist Olimpik. Abakarov arriti në finale e kategorisë së peshës trupore deri në 57 kg në mundjen e lirë, ku përballë amerikanit Tomas Gilmen.

Sportisti i trajnerit Leonard Çakmashi dominoi edhe në ndeshjen finale, duke siguruar  medaljen e artë dhe duke u shpallur të shtunën “kampion bote” në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Një arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen e zhvilluar, e ka mundur amerikanin 7-4. Më pas festa e tij ka qenë e përligjur, duke festuar me flamurin kuqezi në tapet.

Ndërkohë, në kategorinë e peshës trupore deri në 61 kg, mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev kualifikohet pa problem në turin e 16-she së Botërorit të mundjes. Në turin eliminator, mundësi kuqezi eliminoi kinezin Minghu Liu, duke e fituar ndeshjen 5-0. Në turin tjetër Dudaev do të përballet me japonezin Rei Higuçi, ndërkohë që shpresat për një vend në podiumin e medaljeve edhe me këtë sportist janë të mëdha.

Suksesi në Botërorin e Beogradit është përshëndetur masivisht nga tërë opinioni sportiv shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë, nuk kanë vonuar që në adresë të kampionit të ri të botës të mbërrijnë mesazhet uruese nga personalitetet shtetërore dhe qeveritare të Shqipërisë. Ndërsa, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, përmes faqes zyrtare të tij komentin suksesin në fjalë:

“Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Zelihmkan Abakarov fiton në finalen e madhe, duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg.

E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img