Monday, May 6, 2024

Shqipëria U21 sfidon sot Çekinë në “Elbasan Arena”

Lexo

Shqipëria U21 do të luajë ditën e sotme sfidën e 7-të kualifikuese të Europianit ndaj Çekisë. Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:00, ndërsa kuqezinjtë e vegjël janë të detyruar të fitojnë.

Aktualisht, Shpresat që drejtohet nga Alban Bushi renditen në vendin e 3-të me 9 pikë dhe një fitore sot do t’i afronte edhe më shumë me Çekinë që ka 13 pikë, kurse Anglia ka 10 pikë, por me dy ndeshje më pak.

Deri në mbyllje të ndeshjeve të grupeve janë edhe 4 sfida për t’u luajtur dhe Shqipëria U21 do të tentojë gjithçka për gjithçka për të siguruar të paktën vendin e dytë edhe pse shanset janë të pakta për të arritur një objektiv të tillë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img