Armando Broja, po stërvitet me ekipin e parë të Çelsit, përpara derbit në Premier Ligë kundër Arsenalit në fundjavë. 22-vjeçari, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Maurisio Poçetinos këtë javë dhe gjithnjë sipas medieve britanike është gati për duelin kundër Arsenalit.
Ballafaqimet mes “Bluve” të Londrës dhe “Topçinjëve”’ priten vazhdimisht me shumë interes nga tifozëria, ashtiu si edhe këtë fundjavë ku derbi në fjalë është i garantuar se do të prodhojë një ndeshje dramatike, sepse gjithnjë dueli mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar ndeshje të forta dhe cilësore.
Futbollisti i kombëtarëes së Shqipërisë Armando Broja me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, ka luajtur dy ndeshje si titullar me Çelsin që prej rikthimit nga dëmtimi dhjetë mujorë. Poçetino ka mbetur i befasuar me të që kur u kthye në skuadër, duke e përshkruar atë si shumë të talentuar. Ai do të konkurrojë me Nikolas Xheksonin për një vend në ekipin titullar.