Trajneri Kolë Shiroka po përgatit një brez të talentuar, garanci e së ardhmes së Vllaznisë
Ndonëse kohë pandemie, sporti i notit ka arritur të organizojë një Kampionat Kombëtar, gjë që ka ndikuar pozitivisht tek vetë sportistët të cilët kishin ditë që përgatiteshin për të dhënë më të mirën e tyre në garë. Pjesë e këtij aktiviteti që u zhvillua në pishinen e qytetit të Durrësit, ishte edhe Vllaznia e Shkodrës që nën drejtimin e trajnerit të pasionuar, Kolë Shiroka u përfaqësua me 16 sportistë: Drini Ujkashej, Ajdin Loshi, Viktor Bazhdari, Samuel Bazhdari, Toni Guli, Henri Nikshiqi, Kevin Meti, Helios Hysaj, Arbër Hysaj, Arlind Hysaj, Kostandin Llazari, Besara Dardhanjori, Iderisa Duhanxhi, Arsa Topçija, Bora Topçija, dhe Briseida Llazari. Puna profesionale e realizuar në proçesin stervitor nga ana e profesor Shirokës, si dhe elementi i talentuar që ekziston në gjirin e ekipit dha frytet e veta në garat përkatëse, gjë që u konkretizua me fitimin e plot 23 medaljeve, ndër to 5 medalje ari, 13 argjendi dhe 5 bronzi.
Konkretisht, Ajdin Loshi (Kategoria B) fitoi vendin e parë dhe medaljen e arit në garen 100 meter stil shpinë për kategorinë B. Me rezultatin e shënuar ai u rendit në vend të parë edhe për kategorinë A në të njëjtën disipline. Loshi konkuroi edhe në garen 50 meter stil shpine dhe 100 meter stil i lire ky sportist arriti të fitonte vendin e trete. Ajdin Loshi përfaqësoi Vllazninë edhe në garen ekipore të stafetes 4×50 meter ku kuqeblutë u renditen të dytët për meshkuj për kategorinë B.
Kostandin Llazari (Kategoria B) ishte një tjetër fitues i medaljes së arte duke konkuruar në disiplinen 50 meter stil i lirë. Po ky sportist arriti të fitonte edhe dy medalje të tjera, një e argjendë dhe një tjetër të bronztë përkatësisht në 50 meter stil delfi dhe në stafete duke konkuruar në 50 meter stil bretkose.
Në familjen Llazari shkoi edhe një tjetër medalje e artë, pasi së bashku me Kostandinin konkuroi edhe e motra e tij, Briseida Llazari (Kategoria C), e cila u nderua edhe ajo si fituese e vendit të parë në disiplinen 50 meter stil i lirë, ndërkohë që më pas arriti të fitojë edhe dy medalje të tjera, përkatësisht të argjendë në 50 meter stil bretkose dhe bronztë në 50 meter delfi. Po kështu, Briseida fitoi vend të dytë në stafeten e femrave për Kategorine C ku u paraqit me 50 meter delfi. Falë arritjeve të saj të shumta, në klasifikimin e përgjithshëm individual, Briseida u rendit e dyta si sportistja më e mire femer e kampionatit për kategorinë e saj.
Surpiza e këtij kampionati ishte Bora Topçija (Kategoria C), e cila ndonëse me vetem një vitë stervitje arriti të fitonte vendin e parë dhe përkatësisht medaljen e artë në garen 50 meter stil shpine, ndërkohë që e motra e saj Arsa Topçija (Kategoria B ), fitoi medalje të argjende në stafete duke konkuruar në 50 meter stil i lirë.
Figurë të mirë sportive bëri edhe Besara Dardhanjori (Kategoria A) që fitoi medalje të argjende në stafete me konkurimin 50 meter shpine. Po kështu edhe Iderisa Duhanxhi (Kategoria B) fitoi medalje të argjende në stafete ku u paraqit në disiplinen 50 meter bretkose. Viktor Bazhdari ( Kategoria e të rinjve), fitoi medalje bronzi në disiplinen 50 meter bretkose, ndërsa Arlind Hysaj dhe Henri Nikishiqi fituan që të dy medalje argjendi në stafeten e meshkujve ku u paraqiten përkatesisht me konkurimin 50 meter stil lire dhe 50 meter stil bretkose. Stafetat ekipore e renditen Vllazninë në vend të dyte për femra dhe meshkuj, ndërkohë që në bazë të pikëve të grumbulluara në klasifikimin ekipor Vllaznia për femra u rendit në vend të dytë për kategorinë C.
Rezultate këto shumë të mira ku merita kryesore shkon për trajnerin e pasionuar, ish notarin kampion të Vllaznisë, Kolë Shiroka që me sa duket me këtë brez të talentuar të rinjësh që ka grumbulluar në ekip ka garancinë e duhur për të rikthyer traditen e mirëfilltë që Shkodra ka pasur më heret në sportin e notit.
Gaspër MARKU