Saturday, April 27, 2024

Skënderbeu, fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” në Volejboll femra. Pjesë e formacionit korçar, edhe volejbollistja e talentuar shkodrane, Adma Mikopula

Lexo

Me finalen e luajtur në Kosovë, në mes ekëpit Skënderaj dhe Skënderbeut, ndeshje kjo e fituar me rezultatin e ngushtë, 2-3, nga skuadra korçare, është mbyllur Liga “Gjergj Kastrioti” në Volejboll për femra duke nxjerrë fitues ekipin korçar.

Pjesë e suksesit të Skënderbeut, është edhe volejbollistja e talentuar shkodrane, Adma Mikopula, e cila që prej fillimit të sezonit të ri sportiv, 2022-2023, është bërë pjesë e ekipit korçar. Ndonëse, vetëm 16 vjeçare, trajneri Orlando Koja, i dha besimin e duhur talentes shkodrane duke e aktivizuar në formacionin e ekipit kampion të Skënderbeut. Një besim ky i dhënë nga stafi korçar, që po ndikon në rritjen e cilësisë sportive për talenten shkodrane, e cila po vazhdon tw ecw mw sw miri nw gjurmwt dhe traditwn e babait tw saj, ish volejbollistit dhe ish trajnerit tw Vllaznisw, Adrian Mikkopula.

Pozimi i saj me trofeun e Ligës Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”, fituar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, është i pari që Adma Mikopula fiton me kategorinë e Superligës së të rriturave, ndërkohë, më herët ka fituar trofe me ekipet e moshave tek Vllaznia.

Trofeu për kapitenen e Skënderbeut u akordua nga zëvendës Ministrja e MKRS-së, znj. Daulina OSMANI dhe Presidenti i FVK-së, z. Bahri GJINOVCI. Medaljet e arta për kampionet e ligës së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë patën nderin t’i ndajnë Presidenti i FSHV-së, z. Erlind PËLLUMBI, Presidenti i KOKSH, z. Fidel YLLI dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl MIXHOZI.

Medaljet e argjendta për nënkampionet nga Skënderaj i ndau zëvendës Drejtoresha e Departamentit të Sportit të MKRS-së, znj. Afërdita FAZLIU, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, z. Gerti SHIMA dhe Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim ALITI.

Çmimin MVP për lojtaren më të mirë të finales e ndau po ashtu Ambasadori z. MIXHOZI për lojtaren amerikane të Skënderbeut, Desiree Williams.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img