Sunday, April 28, 2024

“BBV Albania”, në “Loro Boriçi”! Mungesa e flokëve të Engjëll Hotit, tifozët shkodranë, e “ngatërrojnë” me Kristin e “Big Brother”!

Lexo

Shkodrës, vendit të humorit, nuk mund t’i kalonte një mundësi e mirë për të bërë humor edhe gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Partizani. Kënaqësia e rezultatit të avantazhit 3-1, i ka dhënë mundësi tifozëve shkodranë të lëshojnë një batutë në momentin kur Partizani po bënte një ndërrim në pjesën e dytë. Shfaqja në pistë e futbollistit të Partizanit, Engjëll Hoti, që nisur nga mungesa e flokëve i ngjasonte banorit të Big Brother VIP Albania, Kristi Aliaj, ka bërë që tifozët shkodranë ta “ngatërronin” me këtë të fundit.

”O Kristi, o Kristi”,-u dëgjua thirrja e një tifozi shkodran, duke bërë që e gjithë tribuna qëndrore të shpërthente në të qeshura.

Krahas humorit “Hoti-Aliaj”, ndeshja Vllaznia-Partizani, pati edhe momente të tjera pikante.

  • Reshje të dendura shiu para nisjes së sfidës. Afro 20 minuta para startit të takimit ka nisur një shi i rrëmbyeshëm, një furtunë e vërtetë, duke bërë që shkallët të mbeten të boshatisura e të rëndohet terreni i fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.
  • Shumë pak tifozë ndjekin sërish sfidën, kjo ndoshta dhe nga shiu i rrëmbyer, që ra afro 30 minuta para përfundimit të sfidës. Pavarësisht se është e mbuluar, shumë pak tifozë ka pasur edhe në tribunën qendrore dhe atë VIP.
  • Shiu i krijon probleme portierëve me dorezat dhe një pjesë të fajit në golin e parë të Vllaznisë e krijoi ky fenomen, me Hoxhën, që nuk thithi dot topin. Në pjesën pas portës së Vllaznisë, qëndron gjithë kohës një pjesëtar i stafit të shkodranëve me peshqir në dorë për të fshirë sa më shpesh dorezat e portierit.
  • Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, ai që nisi projektin me presidentin Alban Xhaferi, është i pranishëm në stadium për të ndjekur ish-skuadrën e tij, një pjesë të së cilës e ndërtoi vetë. Një figurë e shquar e Vllaznisë dhe Kombëtares është Rudi Vata, i cili është i pranishëm në stadium. Ai inkuadrohet nga kamerat duke shijuar një pije në ambientet relaksuese të stadiumit.
  • Shiu i vazhdueshëm e me shumë rrebesh në pushimin mes pjesëve vështirëson shumë kushtet e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.
  • Drejtori përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, e ndoqi nga dhomat e gazetarëve takimin e mbrëmshëm nën shoqërinë e Drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, njëkohësisht edhe Drejtori i Sporteve në Bashkinë Shkodër.
  • Ish futbollisti i Vllaznisë, tashmë pjesë e Partizanit, braziliani Viktor Da Silva, në momentin e ndërrimit nga stafi i të kuqve, merr duartrokitje nga tifozëria shkodrane.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img