Turi Çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, edicioni 2020-2021 ka startuar sot në orën 13.00 me dy duelet e para, Laçi – Partizani dhe Dinamo – Skënderbeu, sfida këto që përfunduan pak çaste më parë.
Çifti, Laçi-Partizani është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0. Në këtë mënyrë, për të përcaktuar ekipin kualifikues që shkon në gjysëmfinale do të luhet shtesa 2 herë nga 15 minuta.
Skenderbeu i Korçës është skuadra e parë që pret “bileten” e gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë. Takimi i luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, Dinamo-Skenderbeu, ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 në favor të Skenderbeut. Për Skenderbeun e drejtuar nga trajneri Migen Memelli shënuan Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′, ndërsa për Dinamon golin e vetëm e shënoi Uelber 63′.
Dy çiftet e tjera çerekfinaliste, Vllaznia – Korabi dhe Teuta – Kukësi, startojnë në orën 16.00.