Thursday, May 2, 2024

Futsal-Mbyllet faza e dytë. Vllaznia në Play-Off përballë Tiranës me 9 dhe 13 prill. 5 lojtarë nuk janë më pjesë e skuadrës kuqeblu

Lexo

Vllaznia e Futsalës ka mbyllur ndeshjet e dy fazave të kampionatit duke u renditur në vendin e tretë, pas Flarmurtarit dhe Tiranës që kryesojnë në vendin e parë dhe të dytë. Siç është komentuar edhe më herët, ndonëse debutues, ky sezon për ekipin kuqeblu ka prezantuar një nivel mjaft të mirë. E drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, skuadra kuqeblu ka luajtur si e barabartë me ekipet pretendente, edhe pse ato kanë vite që investojnë në këtë disiplinë sportive. Aktualisht, Vllaznia është e treta në renditje, por në takimet e fazës Play-Off, synojnë, që edhe me pak fat, të fitojnë titullin kampion, një objektiv ky që është marrë nga skuadra që në fillim të kampionatit.

Në një status që drejtuesit e Vllaznisë Futsall kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare të rrjetit social FB, teksa bëjnë një analizë të përgjithshme të kampionatit, bëjnë të ditur mbylljen e marrëveshjes së bashkëpunimit me pesë sportistë.

“Stafi drejtues i Vllaznia Futsal gjen rastin të falenderojë për kontributin dhe t’i urojë suksese të mëtejshme E. Dushaj, I.Bajraktari, R. Lopçi, M. Shkrepi dhe F. Kiri!”, citohet në mesazhin në fjalë të publikuar nga zyrtarët e Vllanzia Futsal.

Ndërkohë, pjesa tjetër e mesazhit ka të bëjë me analizën e kuqebluve, shortin e fazës Play-Off, si dhe optimizmin për të arritur objektivin e fitimit të titullit kampion.

“Kampionati Kombëtar i Futsal 2022-2023 mbyll fazën e grupit dhe Vllaznia debutuese e këtij sezoni renditet në vendin e tretë. Me këtë rezultat kualifikohemi për fazën e Play-off ku do të përballemi me Tiranën e vendit të dytë në sistemin vajtje-ardhje.

Ndeshja e parë e Play-off zhvillohet në Tiranë me 9 Prill dhe ajo e kthimit në Shkodër me 13 Prill. Në rast barazimi, finalja do të luhet në Tiranë me datën 16 Prill. Gjysëmfinalja tjetër luhet mes Flamurtarit dhe Diamant Futsal.

Vllaznia Futsal i uron djemve, Fatos Behari, Emir Lera, Senad Lekaj, Elvin Laçeja, Brilant Hasaj, Arsen Hajdari ,Xhorxho Lukaj, Eris Lekiq, Saimir Hyseni dhe Trajnerit Bujar Celufaj SUKSESE ne fazen e Playoff! Para drejt FINALES!

Kërkojmë mbështetjen e tifozave dhe sportdashësve shkodran në këto përballje.”

#vllazniafutsal #VLLAZNIT

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img