Wednesday, May 8, 2024

Sot, ora 11.00 Ankandi për shitjen e Vllaznisë. Tërhiqet biznesmeni Valter Fushaj, e deklaron avokati i tij, Apollon Haxhi

Lexo

Sot deri në orën 10.00 është afati i fundit për dorëzimin e dosjeve me ofertat e kandidatëve të mundshëm nga komuniteti i biznesit për blerjen e aksioneve të  KF Vllaznia. Më pas, sipas rregullores, në orën 11.00, komisioni përkatës pritet të bëjë publik proçesin në fjalë duke ekspozuar emrat e kandidatëve që kanë dorëzuar ofertat në fjalë.

Ndër kandidatët e mundshëm për të blerë Vllazninë është folur prej kohësh edhe për emrin e ish presidentit, Valter Fushaj, gjë të cilën edhe vetë ai e pati deklaruar publikisht. Por, vetëm pak orë nga mbajtja e këtij Ankandi, mësohet se Valter Fushur është tërhequr. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit sportiv “Arena Sport” në TV Rozafa avokati i vetë zotit Fushaj, Apollon Fushaj.

“Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem avokati për problemet e zotit Valter Fusha, kam qenë edhe avokati i klubit Vllaznia në  atë periudhë, sot kam pasur një kontakt direkt me zotin Fusha, dhe nuk ka marrë pjesë në Ankand. Më theksoi se deri tani nuk ka hyrë dhe nuk do të futet fare në ankand. Dhe, arsye sipas tij është se nuk e ka menduar që Vllaznia do të dalë në ankand me shuma të tjera, përpos asaj që është publikuar me 600 milion leke të vlerës së klubit Vllaznia, ndërsa në bazë të letrave që kanë sjellë për ankandin, është shtuar  një vlerë e dytë rreth 2 milion dhe 100 mijë dollar, që bëhet afro 3 miliard lekë, 3 tre milion dollar. Pra, është një vlerë e madhe, dhe Valteri më tha që nuk jam më i interesuar, sepse e quan një sforco të madhe ekonomike në kuptimin që të paguash 3 milion dollar vetem për emrin e klubit, pas një aset tjetër tregtar dhe më gjerë.”, është shprehur Aopollon Haxhi, avokati i biznesmenit Valter Fushaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img