Friday, April 19, 2024

Sponsori Alban Xhaferi, mesazh publik për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkinë për drejtimin e Vllaznisë

Lexo

Në javët e fundit të sezonit të kaluar futbollistik, atëherë kur Vllaznia po kalonte momente jo të mira në pozitat e tabeles së klasifikimit, madje edhe me rrezikun e rënies një kategori më poshtë në skenë doli sponsori Alban Xhaferi. Kontributi i tij për qëndrimin në Superligë dhe më së shumti ai në ndërtimin e skuadrës së re të këtij sezoni që e ka nisur mjaft mirë me rezultate, ka dhënë dukshëm efektet e veta pozitive. Megjithatë, për të ecur më tej duhen edhe hapa të tjerë. Fjala është në aspektin organizativ për një zyrtarizim të projekteve tashmë të deklaruara prej tij edhe publikisht në drejtim të privatizimit të Vllaznisë. Që do të thotë, se ai ka nevojë për ndryshimin e statusit të tij, nga sponsor në donator me përqindjet e duhura të blerjes së aksioneve për të udhëhequr Vllazninë nën komandën e tij. Për këtë, Xhaferi në orët e vona të mesnatës të së shtunës ka dalë me një mesazh domethënës publikuar në profilin e tij të  rrjetit social FB. Deklaratë kjo që vjen pas një dite jo pak të trazuar në marrëdhëniet e brendshme brenda stafit kuqeblu, por edhe pas një takimi që ka zhvilluar në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi pikërisht për problemin e mësipërm, aq shumë i komentuar në opinionin publik. Më poshtë ju sjellim të plotë mesazhin e sponsorit Alban Xhaferi, mes të cilit, ajo që dallohet qartë, është dëshira e tij për të shtuar dhe thelluar bashkëpunimin me Bashkinë Shkodër për marrjen e kompetencave të plota administrative në vendimarrje.

………………….

“Po punojme me shume perkushtim ndonese ne nje situate aspak normale dhe periudhe te shkurter per te dhene asistencen tone ne permiresimin e menaxhimit te KF Vllaznise ne misionin e perbashket per Rikthimin drejt Suksesit E cmoj te domosdoshme qe te ndaj me ju tifozet dhe sportdashesit e mrekullueshem se ridimensionimi i marredhenies me Bashkise Shkoders eshte nevoje urgjente! Ka probleme te thella qe nevoiten te adresohen ne menyren e duhur per te rritur eficencen dhe performancen e KF Vllaznise jo vetem ne aspektin sportin por edhe ne aspektin administrativ. Keto te dyja duhet te shkojne ne paralelisht ne te njejten linje. Sigurisht qe vullneti I paleve eshte esencial ne kete pike dhe mirpres perpjekjet e anetareve te Keshillit Bashkiak si mbeshtetje e padiskutueshme ndaj nje procesi te ri.

Shpreh gatishmerine per te marr te gjitha pergjithesite qe rrjedh nga nje marreveshje e re qe garantojne rrugen pa kthim drejt suksesit te KF Vllaznise.

Sigurisht qe nje Vllaznie e forte do te thote jo vetem performance e shkelqyshme sportive ,por edhe administrative ne te njejten kohe.

Fal mbeshtetjes qe me keni dhene gjithe kete periudhe jam i bindur qe puna, sakrifica, perkushtimi dhe ndershmeria nuk do te mungojne asnjehere per te rikthyer tek Suksesi emrin qe na bashkon VLLAZNINE

Me ndihmen e Zotit Se bashke do ia dalim”, citohet në mesazhin e zotit Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img