Wednesday, May 1, 2024

Starova analizon kualifikimin e Shqipërisë në Europian: E kemi meituar të jemi të parët

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Starova vlerësoi maksimalisht punën e trajnerit Silvinjo, duke komentuar edhe zgjedhjet e bëra. Sipas tij, kuqezinjtë e merituan të jenë të parët në grup, ndërsa statistikat tregojnë se kemi një nga mbrojtjet më të mira në kualifikuese.

Treguam se ishim më të mirë edhe se Polonia e Çekia. Jo vetëm në grup, por në përgjithësi kemi pësuar shumë pak, vetëm katër gola, krahasuar edhe me kombëtaret e mëdha. Kemi 3 gola nga distanca me lojtarë të ndryshëm dhe kjo është një garanci për të ardhmen.

E kemi merituar të jemi të parët. Shpirti i garës nuk ka munguar ndonjëherë. Harmonia ka çeduar pas një kohë të gjatë të trajnerëve. Ishte një skuadër që u pa që në ndeshjen e parë me Poloninë. Skuadra ishte në sinkron, sidomos në anën defensive. E kishin një sy te trajneri dhe një sy te loja. Në atë ndeshej meritonim pikë. Kishim rastin me Uzunin, loja duhet të dilte barazim.

Presidenti tha se duam pikë dhe të shkojmë në Europian. Federata ka punuar mirë dhe presidenti ka pasur përgjegjësi për zgjedhjen e trajnerit. Ka bërë mirë me De Biasi, Reja, Silvinjo. Ka qenë Panuçi, por për trajner po vuan edhe Gjermania.

Kemi pësuar 4 gola, që tregojnë sa kompakte jemi si skuadër. Në fazën defensive, ka marrë pjesë edhe Cikalleshi, diçka që na dallon nga të tjerët. Jemi mbrojtur në bllok të ulët. Kur skuadrat tentojnë të bëjnë presion, nuk ia dalin dot. Mitaj nuk ka gabuar një pasim. Mesfushorët i jepnin frymë mbrojtjes. Në tranzicion kemi qenë shumë të shpejtë. Polonia na sulmoi në bllok të lartë, po ashtu edhe Çekia. Vetëm ne nuk ramë në presion e Çekisë. Goditjet nga distanca, kemi lojtarë me shumicë. Presion nga Asani, Bajrami, Cikalleshi, Asllani. Përgatitje e lartë fizike, që e treguam më shumë se të tjerët.

Konkurrenca e ndershme për formacionin. Lojtarët pranuan stolin, por edhe tribunën pa probleme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img