Wednesday, May 1, 2024

Dorëzohet De Biazi, Belgjika e para në Grupin F

Lexo

Belgjika mund thellë Azerbajxhanin dhe mbyll eliminatoret si e para e Grupit F, ndërsa skuadra e Xhani De Biazit e mbyll këtu këtë rrugëtim. Dueli i luajtur në “King Baudouin Stadium” u zhbllokua në minutën e 17’, me Lukakun, i ciliu gjeti rrugën e rrjetës dhe u dha avantazhin vendasve.

Si të mos mjaftonte goli i pësuar, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Lukakut, Israfilov mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë.

Brenda pak minutash Lukau shënoi edhe tri here tjera (26’, 30’, 37’) duke plotësuar “pokerin” e famshëm. Pjesa e parë mund të ishte më katastrofike për azerët, të cilët I shpëtoi VAR pas anulimit të golit të Kastanj në minutën e 45+2’.

Në fraksionin e dytë belgët ulën ritmin dhe administruan avantazhin. Në të 90’ Trosar mbylli llogaritë e një takimi pa shumë hisotri. Pas ndeshjes së fundit kualifikuese, Belgjika shkon në Europianin “Gjermani 2024” si e para e Grupit F, ndërsa Azerbajxhani i De Biazit I jep lamtumirën ëndrrës së madhe me 7 pikë grumbulluara në 8 takime. Austria është skuadra tjetër e Grupit F, e cila shkon në “EURO 2024”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img