Wednesday, May 8, 2024

Starton Kampionati Kombëtar i Boksit U-16 dhe U-18. 3 fitore dhe 1 humbje për Vllazninë në ditën e parë

Lexo

Ka startuar në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës, Kampionati Kombëtar i boksit për grupmoshat U-16 dhe U-18. Janë dy kampionate që edhe për arsye financiare, Federata Shqiptare e Boksit i ka grupuar në një të vetin. Sidoqoftë, edhe pse janë në të njëjtat data, konkurimet në kampionet e grupmoshave janë të ndara sipas kategorive dhe disiplinave përkatëse në U-16 dhe U-18.

Ekipet e Vllaznise me trajner Klaudio Çekini dhe Lazarin Vila përfaqësohen në këtë aktivitet me 8 boksierë, ndër të cilët 4 janë të grupmoshave U-16 dhe 4 të tjerë të grupmoshave U-18. Në ballafaqimet e ditës së parë të kampionatit kombëtar për të dy grupmoshat U-16 dhe U-18, Vllaznia pati në program 4 ndeshje, dy me grupmoshën U-16 dhe dy ndeshje me grupmoshën U-18.

Figurën më të mirë sportive e bënë dy boksierët e talentuar të grupmoshës U-16, Pashuk Gjoni dhe Tonin Prela. Ashtu siç premtuan në prononcimet e tyre përpara nisjes në aktivitet, ato i kaluan me sukses ndeshjet e turit të parë duke pasur në objektiv marrjen e medaljeve në peshat e tyre.

Konkretisht, boksieri Pashuk Gjoni konkurues në peshën 57 kg doli fitues përball boksierit Rubens Qosja të Tomorit. Të njëjtën gjë bëri edhe kolegu tjetër i ekipit, Tonin Prela, i cili në peshën 60 kg fitoi përball boksierit Orges Peca i Teutes së Durrësit.

Ndërsa për grupmoshën U-18, nga dy ndeshje që zhvilluan boksierët e Vllaznisë, fituan një dhe humbën një. Fitorja në këtë kategori moshe U-18 u arrit nga Florian Qukaj në peshën 69 kg duke sfiduar boksierin nga Elbasani, ndërkohë që boksieri tjetër shkodran i moshës 18 vjeçare, Sabjon Haxhia konkurues në peshën 75 kg, humbi përball boksierit të Studentit.

Kampionati kombëtar i boksit për grupmoshat U-16 dhe U-18 vijon ditën e shtunë, ditë në të cilën janë në program për të boksuar shtatë boksierë shkodranë. Krahas dy boksierëve 16 vjeçarë, Gjoni dhe Prela të cilët ndeshen në turin gjysëmfinal, në ring do të ngjiten edhe Elhat Kastrati, Benkli Shehi, Dajo Gjetaj, Rigert Gjondrekaj, Florian Çokaj dhe Klodian Doda, të cilët nëse dalin me sukses, edhe ato shkojnë në finale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img