Sunday, May 19, 2024

Të dielen ora 21.00, finalja e Euro 2020, Itali-Angli, flasin trajnerët kundërshtarë, Mançini- Sauthgejt

Lexo

I startuar me 11 qershor me sfidën hapëse të Euro 2020, Turqi-Itali, Euro 2020 vijoi të dhurojë emocione të shumta nga dita në ditë dhe turi në tur. Dhe tashmë, pas plot një muaji, jemi në momentet përmbyllëse të tij, kur me 11 korrik interesi dhe emocionet do të shënojnë kulmin e tyre. Ora 21.00 e mbrëmjes të së dieles përballë në finalen e madhe dy nga skuadrat më me traditë, jo vetem në futbollin europian, por edhe atë botëror. Në prag të kësaj sfide, janë trajnerët kundërshtarë, Roberto Mançini i kombëtares italiane dhe Gareth Southgate i kombëtares angleze që komentojnë prag sfidën në fjalë.

Roberto Mancini(TrajneriI Italisë):

“Do të jetë një ndeshje e bukur, ata janë solidë dhe kanë arritur deri këtu me meritë. Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë ishin të zotë, besuan që nga momenti i parë, sepse nuk ishte aq e thjeshtë. Një ditë të bukur, publiku filloi të kthehej në stadiume, një kujtim i bukur. Pastaj goli i Locatelli ndaj Zvicrës: Ai hapi dyert për në raundin e dytë, nuk ishte një ndeshje e lehtë. Me Austrinë, përqafimi me Viallin mbeti i ngulitur pas golit të Chiesa në kohën shtesë: Një përqafim çlirimtar sepse ishte ndeshja e parë me nokaut”, u shpreh Mançini, i cili më pas kujton edhe ballafaqimet me Belgjikën dhe Spanjën: “Goli i Insigne na dha qetësi mendore pavarësisht nga ajo penallti, le të themi se mund të ishte dhënë pa VAR… penalltia e Jorginho në gjysmëfinale?  Ai ka një qetësi të tillë! Ne ishim mjaft të qetë, është fantastik në moment të tilla”. Dhe, fund për Spinazzola: “Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë finalen me ne, por fakti mbetet që ai ishte mbrojtësi më i mirë i Europianit”, përfundoi njëshi I pankinës së kombëtares italiane, Roberto Mançini.

Gareth Southgate(Trajner i Anglisë):

“Rekordi i Italisë është fenomenal, ata kanë  dhjetë finale (midis Europianit dhe Kupës së Botës). Ne kemi një detyrë të madhe përpara, por do ta përballojmë me shumë dëshirë. Mançini bëri një punë të jashtëzakonshme, mënyra se si skuadra ka luajtur në dy vitet e fundit i thotë të gjitha. Nuk janë vetëm fitoret, por edhe shumë pak gola të pësuar. Të dëgjosh i Wembley dhe të gjithë vendi është një nder. Unë nuk mund të jem më krenar që kam mundësinë të drejtoj vendin tim dhe sjell lumturi në këtë kohë të vështirë. Është një ndjenjë shumë e veçantë “, tha tekniku I kombëtareës angleze, Gareth Southgate.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img