Thursday, February 22, 2024

Starton Kampionati Kombëtar i Futsallit 2023-2024, Partizani & Tirana e nisin me fitore

Lexo

Ka startuar Kampionati Kombëtar i Futsallës 2023-2024, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë sezon të ri marrin pjesë katër skuadra: Partizani Futsal, Tirana Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.

Java e parë e sezonit të ri nisi më datë 16 dhjetor me sfidën Flamurtari – Tirana, që u luajt në Vlorë, e që përfundoi me rezultatin 3-5 në favor të bardhebluve. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat por në fund Tirana Futsal mori fitoren e parë për këtë sezon.

Më datë 17 dhjetor në Durrës u luajt edhe takimi tjetër i javës, Partizani – Vllaznia. Të kuqtë dominuan takimin dhe fituan me rezultatin e thellë 11-4. Partizani Futsal dhe Tirana Futsal kryesojnë renditjen me tre pikë pas përfundimit të javës së parë. Në javën e dytë të Kampionatit të Futsallës, Flamurtari do të përballet me Partizanin ndërsa Tirana me Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Futsallës do të zhvillohet me katër faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati.

Rezultatet e javës së parë të Kampionatit të Futsallës & renditja:
Flamurtari Futsal – Tirana Futsal 3-5
Partizani Futsal – Vllaznia Futsal 11-4

Renditja:
1. Partizani Futsal 3 pikë
2. Tirana Futsal 3 pikë
3. Flamurtari Futsal 0 pikë
4. Vllaznia Futsal 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img