Thursday, May 9, 2024

(Video) NOT- Vllaznia e drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, më e mira në Kupën “Klavio Meça”. Shkëlqen Viki Tafrruku, kampione në stilin shpinë

Lexo

Aktiviteti përmbyllës i këtij viti për sportin e notit ishte, Kupa “Klavio Meça” për kategorinë e moshës deri 14 vjeç.  Pjesë e këtij aktiviti, i organizuar nga Federata Shqiptare e Notit ishte edhe ekipi i Vllaznisë, i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka, i cili ashtu si edhe në garat e mëparshme, shënoi një tjetër sukses. 

Konkurues për ekipin e Vllaznise në garat e Kupës “Klavio Meça” ishin sportistet: Viki Tafrruku, Skerdi Kroni, Klea Dedi, Adriel Marku, Alkeo Isufi. Ndër to, rezulatin më të mirë, si zakonisht e arriti notarja e talentuar, Viki Tafrruku, e cila u shpall edhe notarja më e mirë e aktivitetit. Duke konkuruar në stilin e saj të preferuar, shpinë, Tafrruku doli fituese e vendit të parë në garën e 100 metrave. 

Krahas suksesit në stilin shpinë, Viki Tafrruku konkuroi edhe në stilin e lirë ku në distancën e 100 metrave zuri vendin e dytë.  Në vijim notarja Viki Tafrruku vijoi konkurimin edhe në dy gara të tjera, përkatësisht në disiplinat, 50 dhe 200 metër stil shpinë, duke marrë edhe vende të tjera të dyta, 

Në këtë mënyrë, si konkuruese e katër garave, kampione në 100 metër stil shpinë dhe nënkampione në tre garat e tjera, 100 metër stil i lirë dhe 50 dhe 200 metër stil shpinë, u shpall si notarja më e mirë e krejt aktivitetit. 

Për t’u theksuar është edhe konkurimi në këtë aktivitet i dy notareve 8 vjeçare, Kles Dedi dhe Adriel Marku, që ishin edhe dy sportistet më te vogla të ekipit dhe të krejt aktivitetit.  Klea Dedi u rendit në vend të dytë në garën e 100 metrave katërnotim, ndërsa Adriel Marku, konkuruese lo në këtë garë u rendit në vend të tretë. 

Skerdi Kroni dhe Alkeo Isufi, ishin dy përfaqësuesit e tjerë të ekipit të Vllaznisë, përkatësisht në garat e stilit delfin dhe të lirë. Skerdi Kroni, konkuroi në disiplinat 50 metër stil delfin dhe 50 metra stil i lirë, ndërsa Alkeo Isufi në disiplinat 50 metra stil shpinë dhe 50 metra stil i lirë, duke u renditur në vëndet e treta.

Në këtë mënyre, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, i bën një mbyllje mjaft të mirë vitit 2023 duke dëshmuar për punën serioze dhe profesionale që bëhet në ekipin e Vllaznisë, ku me elementin e ri cilësor qe po përgatit, është një garanci e sigurtë për të ardhmen ne notit shkodran.

(Video) Pamje nga garat e Kupës “Klavio Meça” në not. Spikat ekipi i Vllaznisë me trajnerin Kol Shiroka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img