Monday, May 6, 2024

Super lajm-Vllaznia-Universitatea Craiova, transmetohet live nga RTSH1 pa pagesë

Lexo

Një super lajm mbërrin në këtë këto momente për tifozërishnë shkodrane dhe më gjërë. Çështja e shumë komentuar në lidhje me informacionet e mëparshme të dala nga zyrat e KF Vllaznia për mos transmetimin live të ndeshjes së futbollit, Vllaznia-Universitatea Craiova ka marrë zgjidhjen e duhur.

Fillimisht, lajmin në fjalë e ka përcjellë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi me një publikim në rrjetet sociale, dhe më pas ka qënë edhe vetë KF Vllaznia, që përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë pak minuta më parë, bën të ditur se ndeshja në fjalë do të transmetohet live.

“Për të gjithë tifozët e Vllaznisë në mbarë Shqipërinë dhe mbarë botën dhe që nuk do të jenë të pranishëm sonte në “Loro Boriçi”, ju njoftojmë se ndeshja Vllaznia-Universitatea Craiova, do të transmetohet në RTSH1 nga ora 21.00.”, shkruhet në njoftimin në fjalë.

Një lajm që padyshim ka entuziasmuar pa masë të gjithë opinionin sportiv të Shkodrës, dhe jo vetëm, pasi fansat e Vllaznisë janë të shpërndarë në të gjitha botën.

Duke uruar shikim të këndshëm të kësaj ndeshje, urojmë që transmetimi në fjalë të shoqërohet edhe me një fitore të Vllaznisë, për ta bërë edhe më festive mbrëmjen e sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img