Saturday, May 11, 2024

Super Mehmeti! Trajneri që e ktheu Dinamon tek rezultatet pozitive. Blutë mundin Laçin, 2-0

Lexo

Dritan Mehmeti, duket se është personi i duhur për t’i dhënë jetë Dinamos së tij, aty ku është rritur si futbollist dhe ka shërbyer më pas si trajner prej shumë vitesh. Atëherë kur Dinamo e këtij fillim sezoni ishte në greminë me stafin teknik Italian, drejtuesit e klubit i kërkuan Mehmetit rikthimin në drejtimin e skuadrës blu.

Një rikthim që ka rezoltuar mjaft i efekshëm, sepse rezultatet e tij flasin vetë, ku nga një Dinamo që përfundoi në fundin e tabelës së klasifikimit, Tan Mehmeti po e ngjit Dinamon në nivelet pretenduese të zonës së katër skuadrave më të mira të kampionatit.

Kështu ndodhi edhe sot kur dinamovitët mundën Laçin 2-0 me dy gola në skajet fundore të secilës pjesë loje, tashmë është e 5-ta

Takimi në fjalë, i dyti këtë të dielë, u luajt pasdite në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ku Dinamo ishte pritëse ndaj Laçit, duke e mundur me shifrat 2-0, me nga në gol të shënuar në minutat e fundit të secilës pjesë loje.

Në fakt, 45 minutat e para të kësaj sfide kanë folur për ekipin e trajnerit Dritan Mehmeti, e cila ka mbizotëruar si në lojë, ashtu edhe në rastet e ndërtuara për shënim. Dhe kjo epërsi në lojë do të konkretizohet dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Andoni do të bëjë atë që nuk arritën ta bëjnë deri në atë çast shokët e tij të skuadrës, duke përfituar nga një pasim i Gudjabisë dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë epërsi minimale do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dyta ka një tablo të kundërt, pasi është Laçi që mbizotëron dhe ndërton raste për shënim, duke e kërkuar me ngulm golin e barazimit.

Edhe atëherë kur dukej se po e gjenin atë, kurbinasit u përballën me një pengesë të pakalueshme në trajtën e gardianit të portës dinamovite, Edmir Salin, i cili, në mënyrë heroike ua mohoi këtë mundësi miqve, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij. Ndërsa në krahun tjetër, Dinamo do të provojë të godasë me anë të kundërsulmeve dhe, nga një i tillë, do të gjejë edhe golin e dytë, me Patrik Bardhin, që vulos kështu fitoren e skuadrës së tij me shifrat 2-0 ndaj Laçit. Dinamo ngjitet në vendin e 5-të, në kuotën e 19 pikëve, dy më pak sesa Skënderbeu i vendit të 4-t, ndërsa Laçi mbetet në vendin e 7-të, me 16 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img