Thursday, May 2, 2024

Superiore Java 26/Vllaznia-Partizani, tekniku Daja: Dy ekipe rivale për titullin, shanset 50 me 50

Lexo

Kalendari i Javës së 26-të të Superiores së futbolllit shqiptar ka rezervuar çiftin më të fortë, Vllaznia-Partizani, dy skuadrat rivale për titullin kampion. Në kampin e kuq janë të mobilizuar për ta kaluar me sukses këtë ndeshje duke pasur në objektiv fitore tre pikëshe. Megjithatë, për trajnerin e të kuqve Ilir Daja, shanset janë të barabarta, 50 me 50, që do të thotë se është një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat.

“Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë dhe është në vendin e parë. Edhe ne jemi mirë duke qenë prapa kryesuesve. Ne do të bëjmë lojën tonë, dihet se loja është e vështirë sepse edhe Vllaznia do të kërkojë të bëjë lojën e vet, ai që do ta kërkojë lojën do të fitojë. Duke qenë se janë dy ekipe që janë dy pikë diferencë, të dyja ekipet kanë shanse 50 me 50. Janë dy ekipe rivale, kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mirë sepse marrim fitore me Vllazninë.”, është shprehur Daja në prononcimin e dhënë përpara ksaj ndeshjeje.

Në vijim, tekniku Ilir Daja shpreh kënaqësinë që ka në dispozicion kontigjentin e plotë për këtë ndeshje. “Kontigjenti është i plotë, është rikthyer Ferhan Hasani, Dominguez për shkak të distancës me vendin tonë nuk është sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri. Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të na japi ndihmën sepse ka shumë vlera.”, nënvizoi ndër të tjera njëshi i pankinës së Partizanit për pragndeshjen, Vllaznia-Partizani, takim që luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 16.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img