Friday, April 19, 2024

Shorti i Kupës, Vllaznia e pafat, pritej Skenderbeu, i bie Laçi potent i këtij sezoni, flasin përfaqësuesit e klubeve, Djarmati dhe Pali

Lexo

Për hirë të së vertetes, sezoni i sivjetëm futbollistik 2020-2021 ka qënë ndër të vetmit që në kampin kuqeblu ka mbizotëruar fati. Gjithnjë pa lënë mënjanë meritat e skuadrës, shumë nga rezultatet pozitive të Vllaznisë kanë ardhur edhe nga fati. Madje fati në të shumtën e rasteve ka qënë edhe në rezultatet e kundërshtarëve të Vllaznisë, të cilat vinin sikur t’i bënin vetë me dorën e tyre shkodranët.

Një fat i tillë pritej të ishte edhe në shortin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë. Gjithnjë, bazuar tek fati që rëndom e ka shoqëruar Vllazninë e këtij sezoni, të gjithë në Shkodër, përfshirë edhe ato të kampit kuqebu shpresonin që shorti t’i përballte në gjysëmfinale me Skenderbeun. Por, këtë radhë fati nuk ishte me kuqeblutë, sepse përzierja e goglave fiksoi çiftin më të fortë, Vllaznia-Laçi. Përballë kuqebluve do të jetë skuadra më në formë e këtij sezoni futbollistik, Laçi që lufton në të dy frontet, Kupë dhe Kampionat.

Por çfarë mendojnë zyrtarët e këtyre dy klubeve, drejtori sportiv i KF Vllaznia, Matko Djarmati dhe menaxheri i KF Laçi, Darjo Pali, të cilët ishin prezent në hedhjen e shortit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

Matko Djarmati(Vllaznia): “Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri. Është një ndeshje Kupe jo ndeshje kampionati. Finalja e Kupës është kur mbaron kampionati, pas dy javësh mendojmë për Laçin tani mendojmë për Partizanin.

Darjo Pali(Laçi): “Të tre ekipet në këtë fazë do të japin maksimumin e  tyre. Ndeshja është e një rëndësie të lartë, me këdo që do përballemi. Siç është Vllaznia, por edhe si të ishte Teuta e Skënderbeu, do të ishte një ndeshje e ritmit të lartë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, si në Kupë dhe kampionat. Gjendja e skuadrës është optimale. Jemi gjithmonë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, shpresojmë të marrim maksimumin. Nuk kisha preferencë në short, jam i kënaqur me shortin.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img