Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luajti sot 3 ndeshjet e para, ndërkohë që 2 të tjerat luhen nesër.
Në 2 nga 3 ballafaqimet e luajtura në Tiranë dhe Fier, kanë fituar mysafirët, ndërkohë që në njërën prej tyre fitues dolën vendasit. Dhe kjo e fundit ka ndodhur pikërisht në Laç, ku skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mund komshitë krutanë të Kastriotit me rezultatin 1 me 0 falë atij goli spektakël shënuar nga Lushkja në minuten e 32-të.
Në sfidën e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetir, atë në mes Tiranës dhe Teutës, fitues kanë dalë bregdetarët me rezultatin 0 me 1. Ka vendosur këtu goli i shënuar nga Lorenco Vila në minuten e 21-të duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.
Dy fitore këto, që e mbajnë Laçin dhe Teutën në pozicionet e ndjekësve të Vllaznisë kryesuese si rivalë kryesorë për titullin kampion.
Shumë luftarake dhe patjetër tejet e rëndësishme sdida që u luajt në Fier mes Apolonisë vendase dhe Bylisit mysafir. Një duel ky mbijetese, i cili nxori fitues ekipin ballshiot me rezultatin 0-1. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur goli i shënuar nga Andoni në minutën e 80-të duke i dhënë pikë dhe moral mbijetese skuadrës së Dovedan.