Superiore Java e 20-Luhen 3 ndeshjet e para, fitojne Laçi, Teuta dhe Bylis

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luajti sot 3 ndeshjet e para, ndërkohë që 2 të tjerat luhen nesër.

Në 2 nga 3 ballafaqimet e luajtura në Tiranë dhe Fier, kanë fituar mysafirët, ndërkohë që në njërën prej tyre fitues dolën vendasit. Dhe kjo e fundit ka ndodhur pikërisht në Laç, ku skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mund komshitë krutanë të Kastriotit me rezultatin 1 me 0 falë atij goli spektakël shënuar nga Lushkja në minuten e 32-të.

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetir, atë në mes Tiranës dhe Teutës, fitues kanë dalë bregdetarët me rezultatin 0 me 1. Ka vendosur këtu goli i shënuar nga Lorenco Vila në minuten e 21-të duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme  skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.

Dy fitore këto, që e mbajnë Laçin dhe Teutën në pozicionet e ndjekësve të Vllaznisë kryesuese si rivalë kryesorë për titullin kampion.

Shumë luftarake dhe patjetër tejet e rëndësishme sdida që u luajt në Fier mes Apolonisë vendase dhe Bylisit mysafir. Një duel ky mbijetese, i cili nxori fitues ekipin ballshiot me rezultatin 0-1. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur goli i shënuar nga Andoni në minutën e 80-të duke i dhënë pikë dhe moral mbijetese skuadrës së Dovedan.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -