Saturday, October 12, 2024

Blerja e verës e Vllaznisë debuton në javën e 20-të. Nertil Hoxhaj, nesër titullar ndaj Skënderbeut

Lexo

Është bërë pjesë e Vllaznisë që në merkaton e verës 2020, por deri në javën e 20 të kampionatit, Nertil Hoxhaj nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje. Mungesat në kampin kuqeblu kanë detyruar teknikun Brdaric që nesër t’i besojë formacionin nga minuta e parë në transfertë përballë Skenderbeut.

Edhe pse është ndeshja e parë e tij, Nertil Hoxhaj është i vendosur për të dhënë më të mirën e tij. Në prononcimin e tij për mediat, mbrojtësi i majtë i kuqebluve ka deklaruar se ka pritur momentin e tij për të treguar vlerat dhe do të mundohet ta bëjë sa më mirë këtë gjë në këtë përballje për të justifikuar besimin e trajnerit dhe për të ndihmuar skuadrën për të marrë një rezultat pozitiv.

  • Unë jam stërvitur goxha fort, kam pritur mundësinë time. Siç e tha edhe trajneri, ne jemi një grup, një ekip. E vendos trajneri se kush do luaj. Ne duhet të jemi gati që kur të na vijë mundësia të ndihmojmë ekipin edhe të arrijmë objektivat.
  • E vështirë kaq gjatë në stol? Për çdo lojtar gjëja më kryesore është që të luaj, por kur je ekip je si familje dhe kryesorja është ekipi. Vetëm të stërvitesh fort dhe të japësh maksimumin kur të vjen mundësia.
  • Ndaj Skënderbeut që renditet në vendin e fundit – Nuk ka nënvlerësim, këtë e them me bindje kjo edhe për shkak të shtyrjes së ndeshjes. Jemi stërvitur më shumë dhe e kemi përgatitur ndeshjen siç duhet.
  • Emocione? Jo, kam mbështetjen e gjithë stafit dhe lojtarëve. Është ndeshja e radhës, kam mundësinë të jap më të mirën dhe shpresoj ta bëj më mirë këtë gjë. Në fushë futemi për tri pikë dhe shpresojmë që t’i marrim”.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img