Wednesday, December 11, 2024

Superiore Moshat-Vllaznia U-17 dhe U-19, 10 gola në portën e Shkëndisë së Durrësit

Lexo

Ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia shpërthejnë në bollëk golash për javën e 13-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë superiore. Ndonëse ato luajtën në transfertë përballë ekipeve të Shkëndisë së Durrësit, që të dy ekipet, U-17 dhe U-19 dolën fituese.

Plot 10 gola shënuan kuqeblutë në portat respektive të vendasve, 4 për U-7 dhe 6 per U-19.

19 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani vazhdojnë serinë e fitoreve duke kryesuar kampionatin në grupin A, por ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me fitoren e 17 vjeçarëve të drejtuar nga Brikeno Bizi, të cilët pas një seri humbjesh rikthehen tek fitorja. 0 me 4 në favor të kuqebluve ishte rezultati Shkëndia Durrës- Vllaznia për U-17. Autor të golave për Vllazninë ishin Zaganjori në minutën e 25-të, , Boshti në të 61-tën si dhe Kodra me 2 gola, përkatësisht në minutat 82, 88-të.

Me një fitore, madje edhe më të thellë në shifra ka përfunduar ndeshja e 19 vjeçarëve, ku Vllaznia e drejtuar nga Luan Zmijani tundi plot 6 herë portën e kundërshtarit, dy prej të cilëve me penallti. Alivoda hap serinë e golave në minutën e 4 nga pika e bardhë e penalltisë, për të vijuar më pas me Smajlin në minutën e 10-të po me penallti, futbollist ky që shënoi përsëri edhe në të 45-tën. 3 golat e tjerë mbajnë firmat e Musarajt në të 39-tën, Filipi në te 49-tën dhe Mlloja në të 70-tën.

Në ndeshjet e tjera të moshave për Grupin A të Superiores U-17  janë regjistruar dy barazime. Brians-KF Shkodra 2-2 dhe Internacional Tirara-Shkëndija e Tiranës 0-0. Ndërsa për kategorinë e moshës U-19 Flamurtari mundi Besen 2-0 dhe Elbasani, Apoloninë 2-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img